Jep dorëheqjen Mark Rutte, bie qeveria holandeze pas mosmarrëveshjeve për emigracionin

by admin
Spread the love

Kryeministrit i Holandës Mark Rutte ka dhënë dorëheqjen, teksa qeveria e tij u rrëzua të premten pas krizës që pësoi koalicioni katër-partiak me përplasjen për emigracionin.

Rutte dhe qeveria e tij do të qëndrojnë në detyrë deri në vendosjen e qeverisë së ri. Në vend pritet të mbahen zgjedhjet e përgjithshme brenda vitit.

“Nuk është sekret që partnerët e koalicionit kanë pikëpamje shumë të ndryshme për politikën e migracionit. Për fat të keq, dalim në përfundimin se këto dallime janë të papajtueshme. Kjo është arsyeja që do t’i ofroj menjëherë mbretin dorëheqjen e të gjithë kabinetit qeverisës”, tha Rutte para gazetarëve.

Ligjvënësit e opozitës nuk humbën kohë duke kërkuar zgjedhje të reja, madje përpara se Rutte të konfirmonte zyrtarisht dorëheqjen e tij.

Rutte kishte kryesuar takimet e natës vonë të mërkurën dhe të enjten që nuk rezultuan në një

Takimet e gjata deri natën vonë për të negociuar një marrëveshje mbi politikën e migracionit rezultuan pa efekt për Rutte. Në raundin e fundit të bisedimeve të premten, palët vendosën unanimisht se nuk mund të bien dakord dhe koalicioni nuk mund të vazhdojë më.


Top Channel

You may also like