Jep dorëheqje drejtori i Spitalit të Tetovës, Pëllumb Vela

by admin
Spread the love

TV21 mëson se drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Pëllumb Vela ka dhënë dorëheqje. Gjatë ditës pritet të bëhen të ditura edhe shkaqet e dorëheqjes.

Vela është kuadër i Aleancës për Shqiptarët, ai u emërua drejtor në këtë institucion shëndetësorë pas vendimit të ASH-së për t’u bërë pjesë e Qeverisë.

Shkrimi i plotë i tij:

“Të nderuar qytetarë të Tetovës, të dashur aktivistë të Aleancës për Shqiptarët! Ju njoftoj që sot për arsye personale-shëndetësore kam dhënë dorëheqje nga posti U.D. Drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës dhe të njejtën e kam deponuar në arkivin e Spitalit të Tetovës dhe në atë të Ministrisë së Shëndetësisë. Gjithashtu, kam deponuar dhe dorëheqen time në selin e Aleancës për Shqiptarët dhe nga posti i kryetarit të degës së Aleancës për Shqiptarët – Tetovë.
U jam mirënjohes dhe falenderues të gjithë kolegëve të Spitalit, miqve dhe mbeshtetesve të ASH-së për përkrahjen dhe ndihmën gjatë këtyre muajve.
Të gjithë juve qytetarë të Tetovës dhe aktivistë të Aleancës për Shqiptarët, ju falënderoj nga zemra për përkrahjen e vazhdueshme!
Kontributi im do të vazhdojë dhe më tej si aktivistë i thjeshtë i Aleancës për Shqiptarët.” tha ai.

 

You may also like