Jennifer Lopez dhe maratona e unazave 20 millionë dollarë. E gjeni dot sa herë është fejuar?

by admin
Spread the love

Duket sikur të gjithë duan të martohen me Jennifer Lopez! Thënë kjo duke marrë parasysh sa shumë herë këngëtarja ka marrë unaza si shenjë e dashurisë në këto 25 vite.

Ajo është e dyta në radhë pas Elizabeth Taylor, e cila ka marrë propozime për martesë plot 8 herë.

Përse mediat e konsiderojnë Jennifer Lopez vajzën e diamanteve dhe unazave?

Më tej do ju ri-sjellim në kujtesë gjithë unazat që i janë dhuruar ndër vite këngëtares dhe vlerat e tyre që me kalimin e kohës janë rritur.

Siç pritej rekordin e shpenzimit më të madh e mban me krenari Ben Affleck.

Në vitin 1997, Jennifer Lopez u fejua me Ohani Noa, biznesmen kuban. Ai i dhuroi një unazë floriri me diamant, e cila kapte vlerën e 100 mijë dollarëve. Çifti u nda në 1998-ën.

Në vitin 2001, JLo u fejua dhe martua me një prej balerinëve të trupës së saj, Cris Judd.

Unaza e fejesës kishte një diamant të bardhë dhe vlente 100 mijë dollarë. Lopez dhe Judd u divorcuan në 2002-shin.

Pasi u njohën në setin e filmit “Gigli”, në vitin 2002, Ben Affleck i dhuroi aktores një diamant 6.10 karat në ngjyrë rozë. Në cepat e tij ishin edhe dy diamante të tjerë të vegjël që plotësonin dizajnin. Sipas raportimeve të asaj kohe, vlera e unazës ishte 2.5 milionë dollarë. Ben dhe Jen u ndanë në 2004-ën, pak para dasmës.

Në vitin 2004, aktorja dhe këngëtarja e njohur u martua me yllin e muzikës latine Marc Anthony, i cili i dha një unazë me diamant 8.5 karat dhe me diamante të tjerë në cepa. Vlera e saj u tha se kapte 4 milionë dollarët. Çifti janë prindër të binjakëve Max dhe Emme dhe u divorcuan në 2011-ën.


Unazën e pestë, Jennifer Lopez e mori nga ish-sportisti Alex Rodriguez, i cili i dhuroi një unazë me diamant 15 karat që thuhet se kishte vlerën 1-5 milionë dollarë. Pasi e shtynë dasmën 2 herë, çifti u nda përfundimisht në 2021-shin.


Dhe së fundmi, 20 vite pas romancës së parë të tyre, Ben Affleck dhe Jennifer Lopez u ribashkuan. Pa mbushur akoma një vit nga hera e parë që paparacët i fotografuan bashkë, diva e muzikës konfirmoi në ‘ëebsite-in’ e saj se është fejuar.

Këtë herë aktori i dhuroi një unazë me diamant jeshil 8.5 karat që kap vlerën 5-10 milionë dollarë.

Diamanti në fjalë thuhet se është shumë i rrallë, ndaj edhe vlera e tij është kaq e madhe.

Ngjyra e zgjedhur nuk është rastësi pasi aktorja e konsideron ngjyrën jeshile si fatsjellëse, referuar këtu fustanit ikonik ‘Versace’ që veshi në vitet 2000 në ‘Grammys’ dhe një vepre arti që ka të varur në zyrën e saj ku në qendër është një zog në ngjyrë jeshile./revistawho.com

You may also like