“Jemi shumë krenarë që përfaqësojmë Shqipërinë”, familja Kelmendi flet nga Eurovizion

by admin
Spread the love

Albina Kelmendi, së bashku me familjen e saj, kanë performuar në tapetin e Eurovizionit 2023, ku kanë zhvilluar një intervistë të shkurtër me dy prezantuesit e kësaj ngjarje, Timur Miroshnychenko dhe Sam Quek.

Albina, e cila përfaqëson Shqipërinë me këngën “Duje”, i është përgjigjur edhe kureshtisë së prezantuesve, nëse paraqitja e saj në Eurovizion ka qenë edhe ëndrra e gjyshit të saj.

“Ka qenë ëndërra e gjyshit me prezantuar Shqipërinë në Eurovizion. Ne jemi shumë krenar që po e përfaqësojmë Shqipërinë, të cilën gjyshi jonë e deshi aq shumë.”, tha Albina.

Ndërsa familjarët e saj, u shprehën: Janë bizhu të vjetra ilire, të cilat përfaqësonin gruan e fortë shqiptare. Ato janë të improvizuara. Albina, tani, po përfaqëson kulturën shqiptare dhe ilire

You may also like