Jemi në asistim të çfarë do vendimi të KQZ-së që votimet të shkojnë qetë – Shqip

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka thënë se si institucione janë të gatshme që të asistojnë në çfarë do kërkese të ligjshme që ju parashtrohet nga KQZ-ja në lidhje me procesin e votimi të 21 prillit në katër komunat veriore, raporton Shqip.

Ai i pyetur se si do të veprojnë pas refuzimit të 33 shkollave në veri që brenda tyre të mbahen votimet për shkarkimin e kryetareve, tha se janë të gatshme për asistimin të çfarë do vendimi të KQZ për të organizuar mbarë, mirë e qetë votimet.

“Çështja e votimit në 4 komunat veriore, qoftë si MPB me policin si një nder agjencitë e saj qoftë si Ministri e Administratës Publike ne jemi në asistim të çfarë do vendimi të KQZ për të organizua mbarë, mirë, qetë këto votime. Çfarë do kërkese e ligjshme që na vije nga KQZ pa tjetër ne dhe çdo institucion është i gatshëm për të asistuar”, ka thënë ai.

You may also like