Senati amerikan ka konfirmuar lajmin se Jeffrey Hovenier do të jetë ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Me anë të një postimi në Twitter, Senati tha se Hovenier u zgjodh me anë të votimit me zë.
“E konfirmuar: Jeffrey M. Hovenier do të jetë ambasador në Republikën e Kosovës”, thuhet në postim, transmeton Klankosova.tv.
Jeffrey Hovenier do ta zëvendësojë Philip Kosnettin në postin e ambasadorit amerikan në Kosovë, njofton Klankosova.tv.
Hovenier e njeh mirë Kosovën pasi gjatë karrierës së tij diplomatike ishte përfaqësues i SHBA-së në stafin e të dërguarit të posaçëm për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari.
Ai aktualisht shërben si zëvendësshef i Ambasadës amerikane në Turqi.
Më parë si diplomat kishte punuar edhe në Berlin të Gjermanisë, por edhe në Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai dhe Peru.
Në Departamentin e Shtetit ai ka qenë përgjegjës për NATO-n dhe Evropën Qendrore, derisa ka shërbyer si ambasador në Greqi dhe Kroaci, kurse tash është zëvendësshef i ambasadës amerikane në Turqi.