Je vite dritë larg meje, as për 14 Big Brother s’më arrin

by admin
Spread the love

Duket se hyrja e ish-fituesit të Big Brother 2, Qetsor Ferrunaj në shtëpinë e Big Brother VIP 2 nuk është pritur aspak mirë nga këngëtari Luiz Ejlli, i cili është kapur që në ditën e parë me të. Edhe gjatë mbrëmjes së kaluar, dyshja kanë pasur një debat verbal të fortë me njëri-tjetrin.

Gjithçka nisi nga një shprehje në italisht, e më pas agravoi në një diskutim të fortë mes dy banorëve. Qetsori i kërkoi Luizit mos të komentonte gjëra që lidheshin me familjen e tij, teksa kjo solli edhe acarimin e këngëtarit, i cili i tha ndër të tjera se nuk e llogarit fare si banor.

Pjesë nga debati:

Qetsori: Qetesohu kur kapesh në data fëmijësh

Luizi: E tha keq. Isha duke folur me atë.

Qetsori: Fole për gjërat e mia.

Luizi: Jo kurrë në botë.

Qetsori: A të futen fjalët në tru?

Luizi: Po ty, të futen fjalët në vesh?

Qetsori: Fole me atë për gjërat e mia

Luizi: Jo, s’thashë as emër, as mbiemër

Qetsori: Po ça i quan ti njerëzit, që s’të kuptojnë

Luizi: Njerëzit kanë emër, kanë mbiemër, kanë sy.

Qetsori: Mos u merr

Luizi: S’u mor njeri me ty, fare. S’të llogaris hiç, je djalë zotni. Po rri o Qetsor, se je vite dritë larg. Aty ku s’arrin dot, për 14 Big Brother nuk arrin

You may also like