Je kryefjalë e këtij Big Brother-i! Je lojtar spektakolar

by admin
Spread the love

Spektakli i së martës ‘Big Brother VIP’ ka dhuruar emocione ashtu sikurse në çdo puntatë tjetër. Nuk mungoi as ‘dhurata’ nga Vëllai i Madh për lideren e shtëpisë, Kiara Tito, së cilës iu dhanë informacionet mbi opinionet jashtë dhe portalet mediatike.

Por pas këtij momenti, Kiara dhe Luizi duket se u mërzitën shumë dhe këtë e tregoi pikërisht fytyra e tyre pas momentit që u lexuan titujt e portaleve.

Për këtë arsye, Arbana vendosi të thërrasë veç në dhomë të rrëfimit Luizin, ndërsa e këshilloi që ai t’i qëndrojë sa më afër Kiarës në këto momente, pasi ajo duket që nuk i ka pritur mirë të gjitha këto informacione.

Edhe pse i mërzitur, Luizi u bëri thirrje të gjithëve që ta respektojnë lidhjen e tyre dhe shprehu se mes tyre ka vetëm respekt, dashuri dhe jo interes. Ndërkaq, nuk munguan as elozhet nga moderatorja Arbana Osmani, e cila i tha Luizit se ai është pa diskutim kryefjala e këtij programi dhe një lojtar spektakolar.

You may also like