Je e ligë, po nxjerr anën tënde negative

by admin
Spread the love

Puntata e sotme e Big Brother VIP Albania nisi me dy vendime shumë të rëndësishme nga Vëllai i Madh, fillimisht duke skualifikuar Kejvinën e duke e larguar nga shtëpia përfundimisht, si edhe duke vendosur që çdo banori do t’i ulen 2 mijë euro për çdo ofendim apo kërcënim brenda shtëpisë.

Shumë prej banorëve nuk kanë reaguar për shuplakën e Kejvinës ndaj Luizit, që është konsideruar edhe si shumë e shëmtuar nga opinionistja Zhaklin Lekatari. Ajo tha se banorët po viktimizojnë një konkurrent, due e kthyer në hero, ndërsa i është kthyer më pas edhe Teas.

“Ti Tea që pranon dhunën në mënyrë sistematike, më habite shumë kur pashë një anë tënden shumë të ligë. Komenti që bëri Luizi drejt teje ishte shumë seksiste, por nuk e kuptoj reagimin tënd. A ndjen diçka për Luizin?

Tea: Unë Luizin nuk e kam provokuar në asnjë rast, dhe ai vazhdon të më ofendojë mua. Ti më thua mua e ligë?

Zhaklin: Ishte i ligë reagimi yt.

Tea: Kur unë ofendohem, a nuk është e vështirë?

Zhaklin: Ti nuk po arrin të dalësh nga ai pellgu që është krijuar aty. Ti mund të bësh më mirë se kaq. Ti po helmohesh dhe po nxjerr anën tëndë më negative.

Arbër: Shumë prej banorëve aty, u ka intereuar ajo përplasje me Kejvinën. Vetëm njëri prej tyre u ngrit në këmbë dhe reagoi. Banorëve u ka interesuar kjo gjë. Ky është mendimi im.

Tea: Ambienti këtu është mbytës.

You may also like