Javën e kaluar janë regjistruar gjithsejtë 11.916 raste të reja me Kovid-19

by admin
Spread the love




Gjatë periudhës prej 24 deri më 30 janar të këtij viti janë regjistruar gjithsejtë 11.916 raste të reja me Kovid-19, që i bie një rritje prej 2.7 për qind në krahasim me javën e kaluar. Janë testuar gjithsejtë 38.518 materiale, për 2.0 për qind më pak krahasuar me 7 ditët e kaluara.

Janë regjistruar të sëmur nga të gjitha grup-moshat. Më së shumti janë ata të moshës mbi 60 vjeçe (22.1%) dhe të moshës prej 30 deri në 39 vjet (22.1%). Numri më i ulët është regjistruar tek fëmijët e moshës deri 9 vjeçe.


You may also like