Java e Kulturës Japoneze mbyllet me kampionatin e xhudos dhe karatesë, Veliaj: Do të sigurojmë infrastrukturën e nevojshme për sporte të tilla  

by admin
Spread the love

Në përfundim të “Javës së Kulturës Japoneze”, në Tiranë u zhvillua “Kupa e Ambasadorit Japonez” – një minikampionat i xhudos dhe i karatesë.

Në ditën e fundit të garës, kryebashkiaku Erion Veliaj falenderoi Ambasadën e Japonisë dhe dy federatat, e Karatesë dhe të Xhudos, për organizimin me sukses të kësaj ngjarjeje sportive dhe tha se bashkia do të ndihmojë në përmirësimin e infrastrukturës për këto sporte.

“Fakti që shumë prindër kanë investuar që fëmijët e tyre të fokusohen në xhudo dhe në karate, në sporte që më shumë sesa forcojnë muskulin, forcojnë mendjen, zemrën dhe karakterin, ne do të bëjmë çmos, si bashki dhe si ambasadë, që të prodhojmë infrastrukturën e nevojshme, edhe me mjeshtrit e Japonisë, që çunat dhe gocat e Tiranës të kenë mjeshtrit më të mirë, trajnimin më të mirë dhe kujdesin më të veçantë, si nga bashkia, ashtu edhe nga Ambasada e Japonisë”, tha Veliaj.

Ky kampionat u organizua nga Ambasada e Japonisë në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të KARATE-së (AKF) dhe Federatën Shqiptare të Xhudos me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve të miqësisë së dy vendeve, Shqipërisë dhe Japonisë.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like