Jasir Asani përfundon aventurën në Hungari, sulmuesi transferohet në Azi

by admin
Spread the love

Jasir Asani është gati për një aventurë të re futbollistike pas asaj që kaloi së fundmi me Kisvarda. Ish-sulmuesi i Partizanit i cili kaloi 1 sezon e gjysmë në klubin hungarez, do të transferohet në Azinë e largët.

Kisvarda ka njoftuar se Jasir Asani nuk do të jetë më pjesë e klubit dhe se ky i fundit do të shitet përfundimisht. 27-vjeçari do ta vazhdojë karrierën e tij si futbollist, për herë të parë në Korenë e Jugut tek ekipi i Gangwon. Këta të fundit e mbyllën sezonin e tyre për vitin 2022 në vendin e gjashtë të kampionatit Korean.

Asani arriti të fitonte titullin kampion me Partizanin në sezonin 2018/19, dhe tregoi se ishte një nga faktorët kryesorë të triumfit. Më parë sulmuesi ka luajtur dhe për AIK, Vardar dhe Shkupin. /oversport.tv

Foto: Kisvárda FC, Facebook

 

You may also like