“Jashtëzakonisht e vështirë ta menaxhosh tani Chelsean”/ Arteta ‘solidarizohet’ me kolegun

by admin
Spread the love

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka vlerësuar aftësitë e kolegut të tij, pas masave dhe sanksioneve që ka ndërmarrë qeveria britanik ndaj ‘bluve’ të Londrës.

“Është një situatë jashtëzakonisht e vështirë për t’u përballur nga Chelsea, por unë mendoj se Thomas Tuchel do ta bëjë atë në mënyrën më të mirë të mundshme, me integritetin që ai ka treguar gjithmonë, duke u përpjekur të mos përfshihet në çështje jo teknike”.

Chelsea pozicionohet në vendin e tretë në Premier League, duke pasur parasysh çfarë po ndodh me ta?

“Nuk e di, por e vetmja gjë që ka rëndësi për mua, është se si stërvitemi dhe si luajmë të dielën. Pjesa tjetër është futboll dhe është aq e paparashikueshme sa askush nuk mund ta dijë se çfarë do të ndodhë. Shqetësimi ynë i vetëm është të jemi të suksesshëm dhe të fitojmë ndeshje”.

You may also like