JAPONI – Vrasësi i Abe-s kishte shprehur qëllimin e tij disa vite më parë në Twitter

by admin
Spread the love

TOKIO, 1 gusht /ATSH-AA/ – I dyshuari për vrasjen e Abe-s kishte shprehur qëllimin e tij disa vite më parë në Twitter”

vrasjen e ish-kryeministrit japonez Abe Shinzo kishte deklaruar qëllimin e tij për të vrarë Abe-n në një postim të tij disa vite më parë në rrjetet sociale, pohoi media e vendit.

Japan News raportoi se i dyshuari për atentatin e Abe-s, Tetsuya Yamagami, kishte një tjetër llogari në Twitter përveç llogarisë së tij kryesore.

Siç pohohet, në një postim të tij tre vjet më parë ose më shumë nga kjo llogari që kishte hapur përpara tetorit të vitit 2019, Yamagami kishte sinjalizuar se kishte për qëllim ta vrasë Abe-n.

Twitter thuhet se mbylli llogarinë për përmbajtjen e “kërcënimeve të dhunshme me vrasje” kundër një objektivi specifik.

Media japoneze nënvizoi se postimi në fjalë përkonte me periudhën kur Abe ishte kryeministër.

Ndërkaq, njoftohet më tej, sipas një deklarate bazuar tek zyrtarët e Twitter-it, përmbajtja e postimeve të Yamagami-t nuk mund të publikohet, por në këto përmbajtje i dyshuari “aludon në qëllimin e tij për të vrarë Abe-n”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like