JAPONI – Qeveria shpall ndryshimin historik në strategjinë e sigurisë

by admin
Spread the love

TOKIO, 16 dhjetor /ATSH-DPA/- Japonia njoftoi sot një ndryshim historik në strategjinë e saj të sigurisë, në kuadër të planeve për një mobilizim masiv në përgjigje të ambicieve në rritje të Kinës dhe Koresë së Veriut, në rajon.

Strategjia e rishikuar e sigurisë, e botuar në një dokument nga qeveria e kryeministrit Fumio Kishida, shënon largimin nga doktrina e saj pacifiste e sigurisë së pasluftës.

Aleati i SHBA-së kërkon të jetë në gjendje të eliminojë pozicionet e raketave të armikut përpara se të hidhen predhat.

Buxheti i mbrojtjes do të dyfishohet pothuajse në 2% të prodhimit ekonomik gatë pesë viteve të ardhshme.

Ky do te jete buxheti i tretë më i madh ushtarak në botë per Japoninë, pas SHBA-së dhe Kinës.

Japonia e përshkruan mjedisin e sotëm të sigurisë si më të komplikuarin që nga Lufta e Dytë Botërore.

Prania ushtarake e Kinës në rajon përbën sfidën më të madhe strategjike të të gjitha kohërave.

Japonia ka frikë se Kina një ditë mund të pushtojë Tajvanin, ashtu si Rusia pushtoi Ukrainën.

Një shqetësim tjetër është prania e anijeve kineze rreth arkipelagut Senkaku në Detin e Kinës Lindore, i cili kontrollohet nga Japonia, por gjithashtu pretendohet nga Kina dhe Tajvani.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like