“Japim gjithçka për fitore”, Gliha: Kam një thirrje për skuadrën

by admin
Spread the love

Kosova është gati për takimin me Rumaninë. Në rast të një fitoreje, dardanët do të riktheheshin në garë për kualifikimin në Euro 2024.

Barazimi 2-2 ndaj Zvicrës, që erdhi edhe falë një loje pozitive, ka rritur entuziazmin në kampin e skuadrës së Primoz Gliha.

Tekniku slloven foli në konferencën për shtypin përpara transfertës rumune, ku ndër të tjera u shpreh:

Ndihemi mirë dhe mendoj se jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje. Është një ndeshje e rëndësishme, por gjithçka do të varet nga paraqitja jonë. Jam i sigurt se do të jetë një ndeshje shumë e fortë.

Pasi ne kemi nevojë për pikë, e po ashtu edhe Rumania ka nevojë për pikë. Personalisht pres rezultat pozitiv dhe do të japim gjithçka nga vetja për të arritur këtë.

Rumania? Kemi përballë një kundërshtar të fortë, i cili në radhët e veta ka shumë lojtarë të mirë. Por, edhe ne kemi gjithashtu lojtarë të mirë, të cilët luajnë për klube të mëdha.

Për ne është e rëndësishme të luftojmë dhe të jemi të disiplinuar, pasi vetëm kështu mund të marrim rezultat të favorshëm.

Jam i bindur se Rumania do të luajë mirë, por ne kemi ardhur këtu për diçka të mirë. Përfundimisht, Rumania është favorite për vendin e dytë në grup, por do ta shohim pas ndeshjes kundër nesh”, deklaroi Gliha.

Rumani-Kosovë do të zhvillohet të martën në mbrëmje (20:45) dhe do të transmetohet live në Shqip 3


Top Channel

You may also like