Janë sanksionuar 421 gjoba për shpejtësi automjetesh

by admin
Spread the love

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (28.08.2023) ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 421 drejtues automjetesh.

Prej tyre 14 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe tre vetura me mbi 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 155 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 266 jashtë vendbanimit.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

MARKETING




You may also like