Jam totalisht e përmbushur si profesionalisht, ashtu edhe privatisht – Shqip

by admin
Spread the love

Gjatë gjithë kohës ka sjellë këngë të bukura të zhanreve të ndryshme. Arta Bajrami njihet për baladat e mrekullueshme që këndon, ashtu siç edhe e ka sjellë projektin e fundit për të cilin flasim në këtë intervistë për KlanM. Albumi i ri dhe shumë projekte të reja janë në rrugë e sipër, thekson këngëtarja. Për më shumë lexojmë intervistën bashkë.

Po rikthehesh me një baladë të re, na thuaj çfarë ka punuar deri më sot Arta?
Unë nuk jam ndalur se publikuari muzikë, kam publikuar disa këngë këtë vit.

Ndonëse ke qenë aktive në muzikë, albumi i fundit ka 3 vite që është publikuar, planifikon këtë vit të sjellësh ndonjë të ri?
Po, jam në përfundim të albumit i cili do përmban muzikë të zhanreve të ndryshme. Do ketë një larmishmëri të tingujve, instrumenteve dhe mënyrës së interpretimit.

Sa mendon se ka ndryshuar muzika në këto vite që je në skenë?
Unë jam në skenë qe 25 vite. Shumë ka ndryshuar nga atëherë, aq shumë sa që na duhet një intervistë e tërë për ta elaboruar. Do ju përmend dy dryshime të mëdha: 1) muzika dikur është dëgjuar, tani shikohet dhe 2) tekstet dikur kan patur një mesazh dhe një kuptim, sot të duhet google translate për t’i kuptuar tekstet ‘shqip’.

Sa e kënaqur je nga bashkëpunëtorët e projektit të fundit?
Në këngën “Faqezi” kanë punuar disa profesionistë serioz; që nga producenti, tek tekstshkruesi dhe muzikantët që kanë luajtur në instrumente live, deri te ata që e kanë ekranizuar.

Pse “faqezi”?
Është krijimtari e tekstshkruesit. Unë ia kam dërguar demon e këngës dhe ai, bazuar në vijën melodike, ka shkruar tekstin që pas disa ditësh ma prezantoj dhe mua më pëlqej menjëherë. Pastaj ai më tregoj që është inspiruar nga ngjarjet e fundit të dhunës ndaj grave dhe fatit të keq të disa grave që kërkojnë fatin e jetës por ndeshen në faqezi!

Si ndihesh kur publiku të përshkruan si mbretëresha e baladave?
Më shtyen të krijoj dhe të mos ndalem duke dhuruar këngë që prekin ndjenjat e atyre që i ndëgjojnë. Balada është mbretëresha e këngës dhe të quhesh mbretëresha e baladave ështe komplimenti më i madh që një këngëtare mund të merr.

Sa e kënaqur je nga kariera deri më sot dhe çka do kishe dashur të kishe që sot nuk e ke?
Jam totalisht e përmbushur si profesionalisht, ashtu edhe privatisht. Kam një burrë për qejfi, 3 fëmijë ylla, një shtëpi ku ka plot dashuri, një publik që më do. Çka i duhet më shumë një njeriu?

Bashkëshortin e ke krah të djathtë, a përzihet tek pjesa e këngëve?
Nuk do e quaja përzierje. Marr këshilla nga ai dhe konsultohemi. Për ndryshe, ka një shije të veçantë dhe shpesh ja kërkoj mendimin.

Arta, ti je nënë e tre fëmijëve, a po e ndjek ndonjëri rrugën tënde në muzikë?
Për momentin jo por fëmijët janë të talentuar. Nuk do ua imponoja zgjedhjet që bëjnë në aspektin profesional sepse ata duhet ta dëgjojnë zemrën e tyre.

A je e përmbushur në pjesën familjare apo mendon edhe për ndonjë fëmijë tjetër?
E thash edhe më lartë se jam shumë e përmbushur dhe sa i përket zgjërimit të familjes besoj që do e lëmë me kaq.

Krahas koncerteve, ahengjeve familjare, çfarë presim këtë vit nga Arta?
Albumi i ri me këngë nga më të ndryshmet po vjen. Dhe me albumin e ri unë pres të më ftojnë nëpër klube apo diskoteka por pse jo edhe nëpër ahengje familjare si mysafire speciale përshembull. Kam një repertor shumë të pasur që mund të ja përshtati çdo ndeje sepse kam këngë si për diskoteka poashtu edhe për ahengje familjare si dasma. Arta ofron shumë dhe kërkon pak. Nuk e arsyetoj fare atë që sot është aktuale, pra atë që kërkohet shumë dhe jepet pak, ku shumë këngëtarë as nuk lodhen të këndojnë live të paktën.

You may also like