“Jam plak, por e kam flakë”, deklarata e Drini Zeqos, i përgjigjet Rozana Radi: Mbaje për vete!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Moderatorja Orinda Huta ka organizuar një festë me pizhame në emisionin “Jo Vetëm Modë”, ku të ftuar kanë qenë Rozana Radi, Bora Muzhaqi, Sara Kalemi, Drini Zeqo, Cubi Metkaj dhe Eraldo Rexho.

Aktorja Sara Kalemi tregoi se ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm për të dhe karrierën e saj në aktrim, por gazetari Drini Zeqo i tha se nuk ka parë filmat ku ka luajtur Sara.

Sara Kalemi tha: “Në filmin “Dashuri dhe turbulenca” kisha shumë skena intensive me Gentian Zenelaj të cilat kanë qenë shumë të vështira sepse ka qenë edhe koreograf përveç aktrimit. Genti ishte shumë suportues”, u shpreh Sara.

I pyetur nga Orinda Huta nëse e ka parë këtë film, Drini Zeqo ka treguar se nuk e ka parë të gjithin, por vetëm disa sekuenca. Të ftuarit e tjerë i tërhoqën vëmendjen pse nuk e ka parë.

Ishte Rozana Radi ajo e cila tha me ironi: “Orinda, nuk e dija që paske marrë dhe gjyshin këtu. Drini, po ti paske rënë shumë!”

Kaq ka mjaftuar që të vijë reagimi edhe më ironik i gazetarit Drini Zeqo, i cili iu kthye këngëtares: “Rozana, plak, plak, po e kam flakë!” Por Rozana Radi nuk e la me kaq, duke e mbyllur debatin: “Ta kesh, por ta kesh për veten tënde!”

You may also like