Jam krenare me ushtarët e UÇK-së, mbrojtën familjet dhe shtetin e tyre

by admin
Spread the love

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se Serbia vazhdon me politike dezinformuese në Ballkan.

Ajo i ka thënë homologut të saj serb se kasapi i vetëm në Ballkan është Sllobodan Millosheviq.

“Ka vetëm një të vërtetë dhe të gjithë e dinë të vërtetën e Kasapit të Ballkanit. Është Millosheviqi dhe është zhgënjyese që Serbia nuk arrin të distancohet nga krimet që ai ka kryer, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Slloveni, Kroaci, Bosnjë e krejt në fund edhe në Kosovë”.

“Jam shumë krenare që përfaqësoj një shtet që ushtarët gra e burra trima pjesëtarë të UÇK-së kanë mbrojtur popullin e vet, shtëpitë dhe shtetin e tyre”.

Ajo ka përmendur edhe planet e Serbisë për ta eliminuar ish-senatorin zviceran, Dick Marty.

“U përmend edhe trafikimi organeve dhe Dick Marty, i cili ka përgatitur raport për krimet që ai pretendonte ose akuzonte përfaqësuesit e Kosovës që kanë kryer krime lufte dhe të tjera gjëra. Martyt i është ofruar siguri sepse agjencitë inteligjente serbe kanë dashur ta vrasin dhe ta fajësojnë Kosovën. Ka traditë të gjatë dhe të rrezikshme nga ana e Serbisë”.

You may also like