“Jam i lumtur për dëmtimin e Neymarit, s’mund ta shoh më”, habit ish-kampioni i botës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Christophe Dugarry, kampioni bote dhe  Evropës me Francën (1998, 2000), i cili gjatë gjithë karrierës së tij ka përfaqësuar klube si Bordeaux, Milan, Barcelona apo Marseille, ka bërë një deklaratë bombastike për dëmtimin e brazilianit Neymar, i cili do t’i nënshtrohet një operacioni dhe nuk do të luajë më këtë sezon.

“Jam i lumtur për PSG-në që Neymar u lëndua. Mendoj se është një mundësi e jashtëzakonshme për Galtier. Duhet të kishte pasur guximin ta largonte Neymarin, ishte zgjidhja e vetme. Ky ekip është shumë më i balancuar me pesë lojtarë në mbrojtje, tre mesfushorë dhe Mbappé-Messi në sulm.

Skuadra nuk është në gjendje të kontrollojë ndeshjet, sepse, kur humbet topin, tre sulmuesit nuk mbrojnë, ndaj u lejojnë kundërshtarëve shumë mundësi shënimi”, ka shpjeguar për RMC Sport ish-sulmuesi i përfaqësueses së Francës, duke theksuar se ishte i lodhur nga braziliani:

“Nuk mund ta shoh më. Më duket i padurueshëm driblimi, qëndrimi i tij. Nuk dua ta shoh më në fushë. Më ka lodhur”.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like