Jam i fiksuar me Renato Sanchez: Do ta mbroj deri në fund, i besoj pafund!

by admin
Spread the love

Roma ishte një nga klubet italiane më aktive në këtë merkato të verës.

Drejtuesit verdhekuq u munduan të sigurojnë një organikë sa më kompetitive për trajnerin Jose Mourinho, teksa skuada do të tentojë objektiva madhorë në kampionat.

Megjithatë, Serie A nuk ka nisur mirë për kryeqytetasit teksa edhe shumë nga të rinjtë e transferuar në këtë merkato kanë hasur probleme fizike.

Një nga ata është edhe mesfushori i transferuar nga Paris Saint-Germain, Renato Sanches. Në fakt, problemet fizike e kanë shoqëruar të gjithë karrierën e portugezit duke mos e lejuar të arrijë vazhdimësinë ideale.

Megjithatë, në ndihmë të Sanchez vjen drejtori i Romës, Tiago Pinto. Ky i fundit shprehet se do ta mbrojë deri në fund investimin e tij ndërsa shtoi se lojtari ka besimin e klubit.

“Jam i fiksuar pas Renato Sanchez, unë jam përgjegjës për këtë transferim. Sanchez ka besimin tim të plotë. Sa i takon kontratës, në të kemi përfshirë një klauzolë edhe në bashkëpunim me PSG dhe ai do të kemi detyrimin për ta blerë vetëm nëse ai luan një numër të caktuar ndeshjesh”, u shpreh Pinto.


Top Channel

You may also like