“Jam bërë lëmsh!” Raporti i DASH për Shqipërinë, shpërthen Edi Paloka

by admin
Spread the love

Deputeti Edi Paloka ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me raportin e Departamentit amerikan të Shtetit, i cili thekson se korrupsioni në Shqipëri është i përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Paloka shkruan se kjo dihet edhe nga shqiptarët, por ngre pyetjen se si ka mundësi qe Edi Rama nuk shpallet “non grata”.

Postimi nga Edi Paloka:

“Jam bere lemsh !!!

“Qeveria Rama eshte e korruptuar ne te gjitha nivelet”-thote DASH ne raport.

Ok . Ky eshte nje fakt qe sot e dijne gjithe shqiptaret.

Çfare me ngatrron mua eshte fakti tjeter ; qe kreu i kesaj qeverie te korruptuar jo vetem nuk shpallet “non grata” po prej tij merren “opinionet” per te shpallur “non grata” Sali Berishen !!! E kjo ndodh tete vite pasi Berisha ka dale ne opozite.

Nderkohe qe sa ishte ne qeveri, jo vetem nuk u akuzua kurre per korrupsion, po u konsiderua nga Hillary Clinton , ne viziten e saj ne Tirane, si “shembull i demokracise funksionale”., ka shkruar Paloka.

You may also like