Jahjaga: Ekziston vullneti politik që të rritet numri i të punësuarve shqiptarë në Ministrinë e Mbrojtjes

by admin
Spread the love

Zv/ministri i mbrojtjes Tiron Jahjaga në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se ekziston vullneti që numri i shqiptarëve të ngritet aty ku duhet në Ministrinë e Mbrojtjes.

“A do të arrihet kjo nuk e di. Është dashur me kohë të ngrihen. Ti tani nuk mundesh të avancosh një person në pozitë të lartë nëse ai paraprakisht nuk i plotëson disa kushte ligjore. E ky moment nuk është përfill dhe është bërë anashkalim. Është bërë shkëputja e atij zinxhirit. Këtu ka patur shkëputje, e tani që unë po mundohem është që t’i vendos ato harqe në zinxhirin e shkëputjes që të paktën ta vëndojm në binaret dhe të funksionojë”, tha Jahjaga.

Ai tha se ka kërkuar në Ligjin e ri, të jepet mundësia që shqiptarët të kenë mundësi të avancohen.



You may also like