Ja sa lekë pritet të marrë Luiz Ejlli në koncertin e tij të parë. E zbulon menaxheri i VIP-ave

by admin
Spread the love

Luiz Ejlli është një nga emrat më të përfolur të këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP, teksa ka thyer dhe rekorde shikueshmërie gjatë këtij spektakli në rrjetet sociale.Edhe pse prej vitesh ai është shkëputur nga muzika, këngëtari duket se do të rikthehet sërish në tregun muzikor për shkak se po pëlqehet shumë nga shqiptart.

Pas daljes nga shtëpia më e famshme pritet që ftesat për koncerte të jenë të shumta. Dhe duket se koncerti i pari i tij është prenotuar, edhe pse ai është ende brenda Big Brother Vip. Të paktën këtë gjë ka lënë të nënkuptohet menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika, teksa ka folur në emisionin “Natën me Aulonën”.

Ai tha se koncerti i parë i Luizit është prenotuar dhe se çmimi i është rritur si në formë ankandi ku nisi fillimisht me 5 mijë euro dhe tani i ka shkuar 10 mijë euro.

Pjesë nga biseda:

Kejvin Kalo: Si ekspert i jetës së natës, sa mendon se do ta ketë çmimin Luizi kur të dalë jashtë nga Big Brother dhe do japë ato koncertet e veta?

Xhani Demika: Luizi do të kërkohet shumë nëpër ambiente, nëpër clube dhe lufta do të jetë se kush do ta marrë i pari.

Andi Vrapi: Unë e di se kush do ta marri.

Xhani Demika: Andi bën sikur e di, por nuk e di, e presim me bast. E di pse do ta marr unë i pari, sepse shoqërinë e vetë të ngushtë dhe familjarët unë kam shumë marrëdhënie të afërta. Jo se njihem me atë personalisht.

Andi Vrapi: Unë e di se kush e ka prenotuar i pari dhe e di edhe shifrën se kush e ka prenotuar.

Xhani Demika: Shifrën e di edhe unë se sa është, por kam hall ta them se do ta dëmtojmë. Tatim do paguajë ai, por duke qenë se shifra e parë është për shkak të emrit dhe për shkak të marketingut, por që një diskutim që është bërë dhe që është diskutuar, kanë variuar ndryshe. Kanë filluar nga 5, në 7 ka arritur në 10, sepse është bërë si këto që i hedhin në ankand.

Andi Vrapi: Ti me çfarë çmimi e ke kapur ankandin?

Xhani Demika: Me 10.

You may also like