Ja ku u rrëmbyen tre policët, pse hesht KFOR dhe ndërkombëtarët? – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri Albin Kurti ka dalë me disa foto pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, duke treguar vendin ku sipas tij është bërë rrëmbimi i tre efektivëve të policisë së Kosovës nga forcat speciale serbe.

Ai tha se kjo ka ndodhur 1.3 km brenda territorit të Kosovës, duke shprehur habinë e tij se përse KFOR nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare edhe pse ka parë provat.

“Vendi ku u rrëmbyen tre policët ndodhen 1.3 km larg prej kufirit në thellësi të territorit të Kosovës. Rrëmbimi ka ndodhur në këtë vend. Nuk bëhet fjalë për arrestim në Serbi, por për rrëmbim në Kosovë. Këtu në këtë zonë rruga është e ndërprerë thjesht për të ndaluar kontrabandën nga Serbia. Në vendngjarje ka qenë KFOR dhe policia dhe janë gjetur dhe gjurmët e këpucëve të huaja dhe pranga plastike. Si mund të ketë ndodhur arrestimi në Serbi kur gjurmët janë gjetur brenda territorit tone? Nuk e dimë se përse ende KFOR nuk del me një shpjegim zyrtar. Ky vend është në Kosovë. Dy formacione të armatosura të Serbisë kanë hyrë në territor. Ishin SAI dhe Kobra. Ata kanë vëzhguar dhe më pas rrëmbyen tre policët”, u shpreh Kurti.

“Serbia nuk ka ndryshuar në qëllime, ajo çfarë është e çuditshme është heshtja e ndërkombëtarëve ndaj veprimeve të Serbisë”, shtoi ai. /tesheshi.com/

 

 

 

 

 

 

You may also like