Izraelitë e arabë, “shokë armësh” – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ushtritë e Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit dhe Izraelit, dhe Komanda Qendrore Detare e SHBA (NAVCENT) filluan një stërvitje detare në Detin e Kuq të mërkurën, njoftoi NAVCENT të enjten.

Kjo është hera e parë që katër vende kanë publikuar informacione për një stërvitje të përbashkët ushtarake, shkruan Reuters.

Duke folur me gazetarët izraelitë, komandanti i marinës izraelite tha se fillimi i bashkëpunimit ushtarak të udhëhequr nga SHBA duhet të ndihmojë në kundërshtimin e planeve iraniane në rajon.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini normalizuan marrëdhëniet diplomatike me Izraelin e ndërmjetësuar nga SHBA vitin e kaluar, të bashkuar nga shqetësimet për Iranin dhe të motivuar nga përfitimet ekonomike.

Të bashkuar për shkak të Iranit

Negociatat midis Iranit dhe fuqive botërore për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të 2015-ës do të rifillojnë në fund të nëntorit në Vjenë dhe dështimi do të përbënte rrezik për rritjen e tensioneve në rajon.

“Bashkëpunimi detar po ndihmon në ruajtjen e lundrimit dhe tregtisë së lirë, thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin rajonal,” tha zëvendësadmirali Brad Cooper, komandant i NAVCENT dhe Flotës së Pestë të SHBA.

Stërvitja do të “forcojë bashkëpunimin dhe sigurinë në Detin e Kuq, por jo vetëm atë, sepse ne kundërshtojmë terrorin iranian” në të gjithë rajonin, tha Cooper.

Flota e Pestë e SHBA-së është e vendosur në Bahrein dhe operon në Gjirin Arab dhe Omani, Detin e Kuq dhe pjesë të Oqeanit Indian. /tesheshi.com/

You may also like