Izraelit i kërkohet largimi i vizave për kosovarët

by admin
Spread the love

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, në cilësinë e kryetarit të Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael, është duke qëndruar për vizitë në shtetin mik.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga ky shtet që t’i largojë vizat për kosovarët dhe që të hapin ambasadën në Prishtinë.

Hoti këto kërkesa dhe disa të tjera i parashtroi në takim me kryetarin e Kuvendit të Izraelit (Knesset), Grupin homolog të Miqësisë Izrael-Kosovë, Komisionin për Politikë të Jashtme dhe Mbrojtje dhe shumë deputetë të tjerë.

“Kosova është falënderuese për vendimin madhor të Izraelit për njohjen e Kosovës në shtator të vitit 2020, që ndodhi në bisedën nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë. Që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit janë shkëmbyer vizita dhe janë nënshkruar marrëveshje në disa sektorë, ka shkruar Hoti.

Më poshtë i keni pikat e plota që janë parashtruar në takimin që u përmend nga Hoti:

(1) heqjen e regjimit të vizave mes dy vendeve në mënyrë që qytetarët dhe bizneset të udhëtojnë lirshëm, e cila gjë u mirëprit jashtëzakonisht mirë;

(2) kërkuam që sa më parë të hapet ambasada izraelite në Prishtinë;

(3) propozuam nënshkrimin e disa marrëveshjeve ekonomike për të nxitur bashkëpunimin tregtar dhe investimet mes dy vendeve tona, siç janë: marrëveshja për mbrojtjen e investimeve, marrëveshja për tregti të lirë dhe marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë mes dy vendeve;

(4) marrëveshja për bashkëpunim mes dy parlamenteve.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like