Izraeli refuzoi trajtimin e pacientëve me kancer në Gaza – Shqip

by admin
Spread the love

Ministria palestineze e Shëndetësisë ka akuzuar Izraelin se u mohon pacientëve me kancer të drejtën për të marrë trajtim jashtë vendit, raporton Anadolia.

“Izraeli po mohon të drejtat e 40 për qind të pacientëve me kancer në Gaza për të marrë trajtim jashtë vendit,” tha Khaled Thabet, kreu i departamentit të onkologjisë në ministri.

Ai shtoi se pacientët me kancer në Gaza përballen me sfida të shumta që përkeqësojnë më tej gjendjen e tyre shëndetësore dhe përmendi kufizimet izraelite që pengojnë importimin e ilaçeve të nevojshme për pacientët.

Gaza nën një bllokadë shumëvjeçare

Thabet theksoi se spitalet në territorin palestinez “përballen me një mungesë të madhe të shërbimeve të radioterapisë”.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri në vitin 2021 në territoret palestineze kishte 5,320 pacientë me kancer, duke përfshirë 1,952 pacientë në Gaza.

“Kanceri është shkaku i tretë më i zakonshëm i vdekjeve në territoret palestineze”, tha ministria në një deklaratë.

Rripi i Gazës, shtëpia e 2.3 milionë njerëzve, ka qenë nën një bllokadë shumëvjeçare izraelite që nga viti 2007, gjë që ndikon negativisht në jetën në territorin bregdetar. /tesheshi.com/

You may also like