Izraeli miraton mbylljen e armikut të madh mediatik – Shqip

by admin
Spread the love

Sipas rrjetit arab, Ministria e Transportit e Izraelit ka hartuar tashmë vendimin për këtë masë emergjente, me miratimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe forcave izraelite të sigurisë.

Qeveria izraelite po përgatitet të lëvizë për të mbyllur përkohësisht Al Jazeera-n dhe media të tjera, raportimi i të cilave “dëmton sigurinë kombëtare” në luftën me milicitë e Gazës, tha rrjeti televiziv arab me bazë në Katar.

Sipas Al Jazeera-s, Ministria e Transportit e Izraelit ka hartuar tashmë vendimin për këtë masë emergjente, me miratimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe forcave izraelite të sigurisë.

“Gjithçka që mbetet për të ndalur transmetimet e kanalit nga Izraeli është miratimi përfundimtar i qeverisë, i cili pritet në orët e ardhshme, sipas një deklarate ministrore”, raporton Al Jazeera. Në njoftim theksohet se sapo të merret drita jeshile nga kabineti atëherë urdhri do të ketë “efekt” të menjëhershëm. /tesheshi.com/

You may also like