Izraeli, lajm të keq për familjet e pengjeve – Shqip

by admin
Spread the love

Zëdhënësi ushtarak izraelit Daniel Hagari tha të martën, më 6 shkurt se 31 nga pengjet e mbetura të mbajtura nga Hamasi në Gaza janë shpallur të vdekur.

“Ne kemi informuar 31 familje se të dashurit e tyre të kapur nuk janë më në mesin e të gjallëve dhe se i kemi shpallur të vdekur”, tha ai në një konferencë për shtyp, pa sqaruar se nga çfarë u ka ardhur ajo.

Kujtojmë se në fillimet e konfliktit ishte Izraeli ai që vrau vetë disa pengje në bombardime të papërmbajtshme, ashtu siç u vërtetua që dhe gjatë zhvillimeve dramatike të 7 tetorit, teksa Hamas kishte hyrë në territorin izraelit, vdekja e shumë hebrenjve kishte ardhur nga ushtrua izraelite e jo nga Hamasi.

Nga ana tjetër, të liruarit gjatë një armëpushimi katër ditor më shumë se një muaj më parë, thanë se ishin mirëtrajtuar nga rezistenca palestineze pa u ankuar për asgjë.

Izraeli tha se 136 pengje mbaheshin ende në Gaza.

Në të njëjtën kohë, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha sot se SHBA po shqyrton përgjigjen e Hamasit ndaj marrëveshjes kornizë për lirimin e pengjeve si pjesë e një pauze të zgjatur në luftimet në Gaza.

Blinken tha në një konferencë në Katar se ai do të diskutonte përgjigjen e Hamasit me zyrtarët izraelitë kur të vizitojë vendin të mërkurën. Ai nuk pranoi të zbulonte detaje të përgjigjes së Hamasit.

Sekretari i Shtetit theksoi se Uashingtoni do të përdorë çdo mjet që ka në dispozicion për të arritur një pauzë në luftime që do të bazohej në lirimin e parakohshëm të më shumë se 100 pengjeve.

“Ka ende shumë punë për të bërë, por ne ende besojmë se një marrëveshje është e mundur dhe me të vërtetë e nevojshme,” shtoi ai.

Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të përdorin çdo qetësi në luftime për të ndërtuar një rrugë diplomatike drejt një “paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme” në Lindjen e Mesme, tha ai.

Më herët të martën, Hamasi lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se kishte dorëzuar përgjigjen e tij në Egjipt dhe Katar në lidhje me marrëveshjen kornizë të propozuar të armëpushimit për Rripin e Gazës. /tesheshi.com/

You may also like