Izraeli ka humbur simpatinë e botës – Shqip

by admin
Spread the love

Kryetari i Komisionit të Senatit Amerikan për Inteligjencën, senatori Mark Warner, tha se është shumë e rëndësishme që të vazhdojë armëpushimi në Rripin e Gazës, si dhe që Izraeli të lëshojë në qarkullim fondet palestineze.

Në një intervistë për rrjetin MSNBC, ai tha se Izraeli ka humbur simpatinë e njerëzve në mbarë botën dhe se duhet të tregojë mirëbesim duke çliruar të ardhurat nga taksat palestineze.

Warner shpreson se armëpushimi aktual midis Izraelit dhe Lëvizjes së Rezistencës Islamike Hamas do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e mundur, në mënyrë që të lirohen sa më shumë të burgosur.

Senatori amerikan shprehu shqetësimin për mundësinë që Autoriteti Palestinez të braktiste përgjegjësitë e tij të sigurisë në Bregun Perëndimor, gjë që do të shkaktonte kaos dhe do të hapte një front të dytë lufte kundër Izraelit, por kjo nuk ndodhi.

Përpara se të hynte në një armëpushim të përkohshëm humanitar të premten e kaluar, ushtria okupuese izraelite, e cila ka nisur një luftë shkatërruese në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, ka lënë pas më shumë se 15,000 të vdekur.

Më shumë se 10,000 të vrarë ishin fëmijë dhe gra, ndërsa rreth 7,000 palestinezë janë të zhdukur dhe numri i të plagosurve i ka kaluar 36,000. /tesheshi.com/

You may also like