Izraeli godet një xhami në Bregun Perëndimor, zotohet për sulme më të ashpra në Gazë

by admin
Spread the love

Ushtria e Izraelit ka deklaruar sot se e ka goditur një qelizë të grupit militant, Hamas, që dyshohet se ishte strehuar në një xhami në Bregun e uzurpuar Perëndimor, si dhe paralajmëroi se do t’i ashpërsojë bombardimet në Rripit e Gazës së udhëhequr nga Hamasi.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se xhamia al-Ansar, e cila ndodhet në kampin e refugjatëve Jenin, po përdorej nga Hamasi dhe militantët e Xhihadit Islamik. IDF-ja e përshkroi këtë vend si “kompleks terrorist” që po përdorej për të planifikuar sulme. Jenin cilësohet si bastion i militantëve palestinezë, ku Ushtria e Izraelit shpesh kryen sulme vdekjeprurëse.


Top Channel

You may also like