Izraeli godet dhjetëra objektiva të Hamasit në Rripin e Gazës – Shqip

by admin
Spread the love

Gjatë 24 orëve të fundit forcat izraelite kryen sulme të tjera në zonën qendrore të Rripit të Gazës dhe goditën dhjetëra objektiva të Hamasit, thanë Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) përmes një deklarate, raporton BBC.

Forcat tokësore të shoqëruara nga avionë luftarakë dhe dronë goditën objektivat në zonën Shuja’iyya. Në deklaratë thuhet se gjithashtu edhe vende të tjera në të gjithë Rripin e Gazës u goditën.

Objektivat përfshinin vendet e lëshimit të raketave antitank, qendrat e komandës dhe kontrollit ushtarak, si dhe luftëtarët e Hamasit, tha IDF.

Ndër të tjera në deklaratë u tha se nuk u raportua asnjë izraelit i lënduar./tvklan.al

You may also like