Izraeli arreston vajzën simbol të mosgjunjëzimit palestinez – Shqip

by admin
Spread the love

Ushtria izraelite arrestoi Ahed Tamimin, një nga simbolet e rezistencës palestineze, në qytetin Nabi Saleh të Bregut Perëndimor të hënën, konfirmoi nëna e saj.

“Ahed, 23 vjeçe, është arrestuar gjatë bastisjes në shtëpinë tonë”, tha Nariman Tamimi.

Ajo deklaroi se forcat izraelite kontrolluan shtëpinë dhe sekuestruan telefonat celularë të familjes.

Ende nuk është dhënë asnjë arsye për ndalimin e vajzës palestineze.

Babai i Tamimit u arrestua nga forcat izraelite gjatë një bastisjeje në qytet javën e kaluar.

Ushtarët izraelitë arrestuan Ahed Tamimi më 19 dhjetor 2017, gjatë një bastisjeje në shtëpinë e familjes në Ramallah. Nëna e saj, Nareman, shkoi në qendrën e paraburgimit në Ramallah të nesërmen për të marrë informacione për vajzën e saj dhe më pas edhe ajo u mor në paraburgim.

Ajo u dënua me tetë muaj burg për “sulmimin” e një ushtari izraelit.

Në vitin 2012, Ahed u nderua me çmimin e trimërisë “Hanzala” në Stamboll për qëndrimin kundër ushtarëve izraelitë që po ndalonin vëllanë e saj.

Rasti i saj tërhoqi shumë vëmendjen ndërkombëtare, me Amnesty International që e quajti Al-Tamimin si palestineze Rosa Parks, një aktiviste dhe rrobaqepëse afrikano-amerikane për të drejtat e njeriut, e cila u deklarua nga Kongresi amerikan si “nëna e Lëvizjes moderne të të Drejtave të Njeriut”.

Ahed u lirua më 29 korrik 2018. /tesheshi.com/

You may also like