IZRAEL – Shefi i Shtabit: Do të ketë një përgjigje ndaj Iranit

by admin
Spread the love



TEL AVIV, 15 prill /ATSH-DPA/- Do të ketë një përgjigje ndaj sulmit të paprecedentë me raketa dhe dronë iranian ndaj Izraelit, tha sot shefi i Shtabit të Izraelit, Herzi Halevi, duke iu drejtuar bazës ajrore Nevatim.

“Ndërsa shohim përpara, ne po shqyrtojmë hapat tanë”, i tha ai bazës, e cila u përfshi në mbrojtjen e Izraelit kundër sulmit që ndodhi të shtunën në mbrëmje.

“Një sulm që përfshin kaq shumë raketa në territorin izraelit do të pasohet nga një përgjigje”, tha Halevi.

Izraeli po shqyrton një përgjigje që të jetë “e dhimbshme” për Iranin por pa ndezur një luftë rajonale.

Ende nuk është bërë një deklaratë zyrtare, por thuhet se janë shqyrtuar disa opsione.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama: Lufta kundër korrupsionit duhet të vijojë në të gjitha nivelet


You may also like