IZRAEL – Opozita kërkon formimin e një qeverie të emergjencës

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 7 tetor /ATSH-DPA/ – Në vazhdën e sulmit të befasishëm ndaj Izraelit nga militantët e Hamasit në Rripin e Gazës, lideri i opozitës izraelite, Yair Lapid i ka kërkuar  kryeministrit Benjamin Netanyahu të formojë një qeveri emergjente.

“Unë nuk shqetësohem për faktin se kush është fajtori dhe pse u befasuam”, tha Lapid, një ish-kryeministër centrist, në platformën X.

“Ne do të përballemi me armikun tonë në unitet”, shtoi ai.

“Shteti i Izraelit është në luftë. Nuk do të jetë një luftë e lehtë apo e shkurtër”, theksoi Lapid.

Ai i ofroi Netanyahut të formonte një koalicion të përbashkët profesional “që mund të përballojë luftën e vështirë, komplekse dhe të gjatë që na pret”.

Netanyahu e di se ai “nuk mund të bëjë luftë me përbërjen jofunksionale dhe ekstremiste të qeverisë”, pohoi Lapid, duke shtuar se ”Izraeli ka nevojë për udhëheqje të përgjegjshme”./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like