IZRAEL – Netanyahu: Vizita e Gantz në SHBA, e papërshtatshme

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 3 mars /ATSH-ANSA/- Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu ka udhëzuar ambasadën izraelite në Uashington që të mos ndihmojë ministrin Benny Gantz, anëtar i kabinetit të luftës të Izraelit.

Gantz u nis mbrëmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pritet të takohet me zëvendës-presidenten Kamala Harris, këshilltarin e sigurisë kombëtare, Jake Sullivan dhe anëtarë të Kongresit, demokratë dhe republikanë.

Netanyahu e konsideroi të papërshtatshme misionin e Gantz për të zhvilluar një vizitë në SHBA, pa u konsultuar paraprakisht me të.

Ambasadori izraelit në SHBA, Mike Herzog për këtë arsye nuk do të marrë pjesë në ato takime.

Kreu i partisë centriste ‘Uniteti Kombëtar’ dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Gantz shpjegoi se qëllimi i tij është të forcojë lidhjet strategjike me SHBA-në.

Gjithashtu, në axhendën e tij është çështja e lirimit të pengjeve në Gaza dhe një marrëveshje politike me Libanin që do të largonte kërcënimin e Hezbollahut përgjatë kufirit me Izraelin.

Pas kthimit në Izrael, Gantz do të ndërmarrë gjithashtu një mision të shkurtër diplomatik në Londër. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like