IZRAEL – Netanyahu urdhëron ushtrinë të përgatisë ofensivën në Rafah

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 9 shkurt /ATSH-DPA/ – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka urdhëruar ushtrinë e vendit të përgatitet për një ofensivë në qytetin jugor të Rafahut në Rripin e Gazës.

“Është e pamundur të arrihet qëllimi i luftës për eliminimin e Hamasit duke lënë katër batalione të Hamasit në Rafah”, tha ai.

“Është e qartë se aktiviteti intensiv në Rafah kërkon që civilët të evakuojnë zonat e luftimit, një plan i kombinuar për evakuimin e popullsisë dhe shkatërrimin e batalioneve”, tha ai në një deklaratë.

Një ofensivë ushtarake në Rafah, e vendosur në pjesën më jugore të Gazës në kufirin me Egjiptin, mund të çojë në një katastrofë humanitare”, paralajmëroi OKB-ja, duke thënë se kjo do të kishte efekte negative në të gjithë rajonin.

Qyteti, ishte shtëpia e rreth 300 000 njerëzve para luftës, por është rritur në rreth 1,3 milionë palestinezë që janë strehuar atje tani, pasi kanë ikur duke luftuar në të gjithë brezin, në disa raste duke ndjekur urdhrat e IDF-së.

Qeveria amerikane dhe ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, kanë kundërshtuar veprimet ushtarake në Rafah ditët e fundit.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like