IZRAEL – Netanyahu i kërkoi Obamës të sulmonte Iranin në vitin 2013

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 14 tetor /ATSH-ANSA/ – Në vitin 2013, kryeministri i atëhershëm Benyamin Netanyahu i kërkoi presidentit të atëhershëm të SHBA-së, Barack Obama, të urdhëronte një sulm amerikan ndaj objekteve bërthamore të Iranit.

Sipas mediave, këtë e ka zbuluar vetë Netanyahu në librin e tij të sapobotuar “Bibi: historia ime”.

Kërkesa erdhi gjatë udhëtimit të parë të Obamës në Izrael si president, por kreu i Shtëpisë së Bardhë, sipas librit, kundërshtoi se ai nuk do të urdhëronte sulmin, duke pretenduar se “askujt nuk i pëlqen një Golia”.

“Unë nuk dua të jem një gorillë 800 kilogramësh që kërcen në skenën botërore. Për një kohë të gjatë ne kemi vepruar në këtë mënyrë”, kishte theksuar Obama. /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakBalla falenderon Stanishev për drejtimin e PES gjatë këtij dhjetë vjeçari

You may also like