IZRAEL – Likud e Netanyahut konfirmohet partia e parë në zgjedhje

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 2 nëntor /ATSH-DPA/ – Me numërimin deri tani të 62% të votave, partia Likud e ish-kryeministrit Netanyahu përparon më tej dhe konfirmohet si partia e parë në Izrael me 33 vende nga 120.

Ajo ndiqet nga centristët e Yair Lapid (25), nga partia e ekstremit të djathtë ”Sionizmi fetar” (14), nga centristët e Benny Gantz (12) si dhe nga partia ortodokse ”Shas” (12).

Në zonën e qendrës së majtë, tre lista, ato të Meretz, Raam dhe Balad janë tani për tani nën pragun e hyrjes në Knesset.

Televizioni publik izraelit llogarit se nëse këto shifra do të konfirmoheshin, blloku i partive që mbështesin Netanyahun do të merrte një shumicë më të qartë. /  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRama: Sipërmarrja familjare e ngritur me mbështetjen e AZHBR-së gati të hap dyert

You may also like