IZRAEL – Knesset vijon me reformën në drejtësi, pavarësisht protestave mbarëkombëtare

by admin
Spread the love

JERUZALEM, 1 mars /ATSH-TPS/ – Protestat mbarëkombëtare do të përshkallëzohen sot në të gjithë vendin, ndërsa një komitet i Knesset-it po përgatitet të avancojë një paketë të dytë të legjislacionit të diskutueshëm të reformës gjyqësore.

Komiteti i Kushtetutës, Ligjit dhe Drejtësisë i Knesset-it do ta takohet sot për të dërguar një projektligj mbi anulimin gjyqësor në seancën plenare për votim.

Legjislacioni do t’i lejojë ligjvënësit të anulojnë vendimet e Gjykatës së Lartë me një shumicë të thjeshtë prej 61 nga 120 ligjvënës.

Pritet që Knesset të fillojë sot debatin mbi projektligjin.

Një projektligj i dytë, i njohur si “Ligji Deri”, do të hiqte emërimet e posteve ministrore nga shqyrtimi gjyqësor.

Ky legjislacion do t’i hapte rrugën kthimit në qeveri kryetarit të partisë Shas Aryeh Deri.

Në janar, Gjykata e Lartë e skualifikoi Derin nga mbajtja e një pozicioni qeveritar sipas kushteve të marrëveshjes së tij të pranimit të fajësisë në vitin 2022 për shkelje tatimore.

Gjithashtu në agjendën e komisionit është një projektligj për të zhvendosur kontrollin e Departamentit të Hetimeve të Brendshme të Policisë nga Prokuroria e Shtetit te ministri i Drejtësisë.

Opozita i përshkruan propozimet si antidemokratike.

Do të mbahen demonstrata në të gjithë Izraelin, ku shumë vende pune dhe shkolla do të jenë në greva të përkohshme.

Protestuesit pritet të bllokojnë edhe rrugët përreth shtëpive të ligjvënësve të koalicionit.

Policia izraelite tha dje në një deklaratë se do të tregonte zero tolerancë ndaj prishjes së rendit, dëmtimit të pronës dhe dëmtimit të simboleve të qeverisë dhe se nuk do të lejonte protestuesit të bllokonin rrugët./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like