IZRAEL – Herzog i kërkon Netanyahu formimin e një qeverie të re

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 13 nëntor /ATSH-DPA/-Presidenti izraelit, Isaac Herzog i ka kërkuar Benjamin Netanyahu formimin e një qeverie pasi aleanca e krahut të djathtë të ish-kryeministrit doli fituese në zgjedhjet, në fillim të muajit.

“Netanyahu kishte shansin më të mirë mes kandidatëve për të formuar një kabinet”, tha Herzog pas një takimi në Jerusalem.

Udhëheqësi 73-vjeçar i partisë konservatore “Likud”, i cili ka qenë një figurë dominuese në politikën izraelite për më shumë se 20 vjet. Aktualisht, ka katër javë kohë për të formuar një koalicion.

Udhëheqësi i “Likud” tha se ai synonte të ishte kryeministri i izraelitëve.

“Njerëzit kanë vendosur pa mëdyshje në favor të një qeverie nën udhëheqjen time”, tha ai, duke hedhur poshtë paralajmërimet për fundin e demokracisë në Izrael.

Bisedimet midis “Likud” dhe partnerëve të mundshëm, duke përfshirë aleancën ekstremiste të krahut të djathtë të Bezalel Smotrich dhe Itamar Ben-Gvir kanë vazhduar që nga zgjedhjet e 1 nëntorit.

Partia Fetare Sioniste e Ben-Gvir synon të zbatojë ndryshime të gjera, duke përfshirë kufizimin e kompetencave të gjykatave.

Netanyahu dhe partnerët e tij të mundshëm të koalicionit siguruan 64 nga 120 vendet në Knesset, në zgjedhjet e pesta brenda tre vjet e gjysmë.

Partia liberale e së Ardhmes e kryeministrit në largim, Yair Lapid zuri vendin e dytë pas “Likud”, ndërsa partitë e së majtës dolën keq.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like