IZRAEL – Biden: Dy shtete, zgjidhja më e mirë për izraelitët dhe palestinezët

by admin
Spread the love

JERUZALEM, 13 korrik /ATSH-ANSA-DPA/ – Zgjidhja me dy shtete mbetet më e mira për sigurimin e paqes dhe stabilitetit për izraelitët dhe palestinezët, deklaroi presidenti amerikan, Joe Biden pas mbërritjes në Izrael, si pjesë e turit në Lindjen e Mesme.

”Marrëdhëniet tona me Izraelin nuk kanë qenë kurrë kaq të forta dhe kaq të thella”, theksoi ai.

Pritet që Biden të takohet me presidentin izraelit, Isaac Herzog dhe liderin e opozitës, Benjamin Netanyahu, po ashtu edhe me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas në Bregun Perëndimor.

Të premten, presidenti amerikan do të shkojë në Arabinë Saudite, ku ai planifikon të takohet me liderët e mbretërisë në Xhedah dhe të marrë pjesë në një samit të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like