Izair Emini bëhet futbollist i KF Besa të Dobërdollit – Shqip

by admin
Spread the love

Futbollisti  37 vjeçar Izair Emini  I  cili  ka  luajtur  në ekipet  si Shkënndija, Renova,  Kukësi, Drita e Bogovinës, Drita e Gjilanit dhe së fundit edhe  në Voska Sport, nga  dita e sotme  edhe zyrtarisht është  futbollist I klubit të futbollit Besa. Këtë ekskluzivisht pë Klanmacedonia.mk, e pohoi  vet futbollisti.

 Kam nderin që të noftoi opinionin se nga dita e sotme edhe zyrtarisht jam pjesë e KF Besa të Dobërdollit. Këtë vendim e mora duke pasur para sysh  aspiratet e ekipit në kampionatin e ri 2023/2024. Këtë e ka dëshmuar me angazhimin e  futbollistëve si Armend Alimi, Burim Sadiki  dhe të tjerë. Unë pronarëve të klubit dhe tifozëve  ju premtoj se do të japi më të mirën nga  vetja ime. Besoj se  ekipi  Besa do të realizoi pretendimet e saja në kampionatin e ri”  deklaroi Izair Emini

Sa i përket sukseseve si futbollist të Izair Eminit ato janë janë njohura për publikun pasi , ndërsa së  fundit një sukses të jashtëzakonshëm arriti me ekipin Voska Sport me kualifikimin në Ligën e parë, ku kontributi i tij ishte  shumë madh pasi nga 27 ndeshje realizoi 17 gola dhe plotë 11 asiste. /KlanMacedonia/

You may also like