Ivanov iu drejtua KB-së në Gjenevë në panel diskutimin për të drejtat e brezave të ardhshëm

by admin
Spread the love

Ish presidenti i vendit Gjorge Ivanov ka mbajtur fjalim para Kombeve të Bashkuara në Gjenevë në panelin për të drejtat e brezave të ardhshëm. Ai është pjesë e takimit të nivelit të lartë të 27-të të Qendrës ndërkombëtare Nizami Ganxhavi i cili u mbajt në Gjenevë më 11 dhe 12 janar. Temë boshte e aktivitetit ka qenë “E ardhmja e multilateralizmit: Samiti për të ardhmen dhe nevoja për marrëveshje të re globale për bashkëpunim ndërkombëtar”, në funksion të përgatitjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ku do të mbahet Samiti për të ardhmen, kumton kabineti i Ivanovit.

Në fjalim, siç theksohet në komunikatë, Ivanovi tha se “konkluzion i përgjithshëm i të gjitha raporteve vjetore dhe indekseve demokratike është se bota po bëhet gjithnjë e më pak demokratike”.

“Demokracia po përballet me rënie kudo dhe autokracia është në rritje. Në nivel global, numri i vendeve që lëvizin drejt autoritarizmit në gjashtë vitet e fundit është rritur dyfish nga numri i vendeve që lëvizin drejt demokracisë. Po përkeqësohen liritë civile dhe shteti i së drejtës, ndërsa qeveritë autoritare po bëhen gjithnjë e më represive”, thuhet në kumtesë.

Shtohet se në takimin në nivel të lartë, të zhvilluar në zyrën e KB-së në Gjenevë kanë marrë pjesë Tatiana Valovaja – drejtore e përgjithshme e Zyrës së KB-së në Gjenevë, Tedros Gebrejesus – drejtor i përgjithshëm i OBSH-së, Filipo Grandi – komisar i lartë i KB-së i Agjencisë për refugjatët, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë, përfaqësues nga Gjeneva të UNDP dhe IOM, UNAIDS dhe ITU. Poashtu në këtë aktivitet morën pjesë edhe ish presidentë dhe kryeministra dhe përfaqësues të tjerë të lartë të organizatave ndërkombëtare.

MARKETING



You may also like