Iu nënshtrua kontrolleve mjekësore pas shqetësimeve, Nita tregon si është gjendja e saj

by admin
Spread the love

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nita Latifi rrëfeu ditën e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP betejën e saj të vështirë me kancerin. Nita tregoi se vitin e kaluar ka kryer edhe një operacion në gji, teksa çdo gjë ka përfunduar me sukses.

Mirëpo, pak ditë pasi është futur në shtëpi, këngëtarja deklaroi se ka pasur disa shqetësime të njëjta që lidheshin me të njëjtin problem. Për këtë arsye, në bashkëpunim me produksionin ajo është larguar nga shtëpia dhe i është nënshtruar kontrolleve mjekësore.

Pas ekzaminimeve, ajo deklaroi se ka ende diçka, por fatmirësisht nuk është shqetësuese, ndërsa thumboi edhe Luizin, i cili ka thënë për të që sillet kot rreth pishinës. “Nuk kam treguar sepse kam qenë sot me produksionin në kontroll, kam qenë jashtë sot. Bëra një kontroll tjetër dhe doli që ka ende diçka, por nuk është shqetësuese, është nën mbikqyrje.

Dua ta them sepse ekzistojnë njerëz këtu brenda që nuk sillen kot rreth pishinës, sepse po e pres një përgjigje për një stres që e kam pasur që nuk e kam pasur për detyrë të ngarkoj askënd me problemet e mia.  Për lojën që bëj këtu brenda, nuk kam nevojë as të viktimizohem, as të më shihni për gjynah. Kjo nuk do të ndikojë aspak në lojë” – rrëfeu e prekur Nita.

You may also like