Italiano: Largohemi me kokën lart, morëm atë që deshëm

by admin
Spread the love

“Keqardhje? Sidomos për pjesën e parë, kur krijuam shumë raste për të shënuar. Më pas arritëm të realizonim në pjesën e dytë, por nuk arritëm që të çonim fitoren në shtëpi.

Jam i kënaqur, dalim me kokën lartë dhe ishte ajo që kisha kërkuar”, ka deklaruar trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano për “Dazn” pas barazimit 1-1 kundër Interit në Milano.

“Jam i kënaqur për golin e Torreiras, mbështet mirë manovrën sulmuese. Është mesfushor dhe duhet përgëzuar. Jam i bindur që djemtë në sulm do të gjejnë shënjestrën, nuk mund të mendoj që nuk do të shënojnë më gola”, ka thënë tekniku. / Oversport.tv

You may also like