Italia ngec ndaj Zvicrës, Jorginho gabon sërish. Polonia siguron “play-off”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nuk ka fitues në takimin Itali-Zvicër, Danimarka vazhdon të fitojë, Polonia siguron vendin e dytë që të dërgon në “play-off”, ndërsa sfida tjetër e grupit I ku bën pjesë edhe Shqipëria, ajo mes Hungarisë dhe San Marinos përfundoi 4-0 për vendasit.

Në barazim 1-1 përfundoi përballja Itali-Zvicër, që u luajt në “Olimpico” të Romës. Silvan Widmer kaloi miqtë në avantazh në minutën e 11-të, por kampionët e Europës barazuan në minutën e 36-të.

Gol i ardhur nga dy lojtarë të Napolit: asist i Lorenzo Insignes dhe finalizim i Giovanni Di Lorenzos. Jorginho kishte shansin të shënonte golin e fitores në minutën e fundit, por mesfushori i Chelsea gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. E dyta ndeshje radhazi që Jorginho dështon të shndërrojë në gol një penallti përballë Zvicrës. Italia mbetet në vend të parë në grupin C me 15 pikë, po aq sa numëron edhe kombëtarja helvete.

Danimarka është kualifikuar, por një gjë e tillë nuk i pengoi vikingët të siguronin suksesin e nëntë në po kaq ndeshje. Danimarka fitoi 3-1 në shtëpi përballë Ishujve Faroe falë rrjetave të Skov Olsen, Bruun Larsen dhe Mehle. Polonia nuk hasi probleme në fushën e Andorrës, kundërshtar të cilin e mposhti 1-4. Vendasit mbeten me dhjetë lojtarë që në minutën e parë, duke ia lehtësuar detyrën polakëve, që siguruan vendin e dytë në grupin I falë golave të Lewandowskit (2x), Jozwiak dhe Milik.

Austria dhe Izraeli u zbavitën mes tyre, por në fund festuan austriakët falë triumfit 4-2. Irlanda e Veriut iu fal një goli për të thyer Lituaninë në shtëpi, ndërsa Skocia fitoi 0-2 në fushën e Moldavisë.


Top Channel

You may also like