Italia, Franca dhe Gjermania i japin “OK” Ukrainës për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE

by admin
Spread the love

Liderët e tre shteteve kryesore të BE-së, Italisë, Francës dhe Gjermanisë, gjatë takimit të sotëm që kanë pasur me Presidentin Ukrainas, Volodymyr Zelensky, kanë shprehur mbështetjen e kandidaturës së Ukrainës për marrjen e statusit kandidat për tu anëtarësuar në BE.

Nga Kievi ku, Presidenti Francez Emanuel Macron, Kryeministri Italian Mario Draghi dhe Kancelari Gjerman Olaf Scholz, po flisnin për mediat.

Presidenti Macron, gjatë fjalës së tij u shpreh se udhëheqësit e të tre shteteve janë të gjithë mbështetës që Ukraina të fitojë statusin e kandidatit “të menjëhershëm” për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

Macron, premtoi gjithashtu se Franca do t’i dorëzojë Ukrainës 6 armë shtesë me rreze të gjatë veprimi Cezar, si ndihmë për luftën ndaj pushtimin rus.

Mbështetje pati dhe nga ana e kancelari gjerman Scholz, i cili u shpreh se kishte ardhur në Ukrainë me një mesazh të qartë.

Ukraina i përket familjes evropiane, Gjermania do të mbështesë vendimin për anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë në BE.”, tha ai.

Scholz, shtoi se mbështetja e Gjermanisë ndaj Ukrainës do të vazhdojë për aq kohë sa i nevojitet në nivel financiar dhe ushtarak, teksa bëri të ditur faktin se vendi i tij deri më tani ka pranuar në gjirin e vetë rreth 800 mijë ukrainas të larguar prej luftës.

Rruga Press

You may also like